Bekim Jashari dhe Halil Kastrati bëjnë me shtëpi dy familje

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me humanistin Halil Kastrati, sot kanë vizituar 2 familje në nevojë në Skenderaj.

Me rastin e kësaj vizite, Kryetari Jashari e humanisti Kastrati dhanë lajmin e mirë për ndërtimin e shtëpive për dy familjet, atë në fshatin Syrigane dhe Prekaz.

Kryetari Jashari përderisa uroi familjarët për shtëpinë, falënderoi Kastratin për humanizmin e treguar në vazhdimësi për qytetarët e Skenderajt.

Komuna së bashku me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, u zotuan se edhe me tutje do të vazhdojnë bashkëpunimin për përmirësimin e mirëqenies së familjeve në nevojë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë