Al Trade Market hap pikën e re

Al Trade Market ka hapur pikën më të re në kryeqytet në rrugën “Lidhja e Prizrenit” (njohur si Rruga e Rekës), e cila është pika e 5-të në total.

Tashmë banorët e kryeqytetit do ta kenë në dispozicion një dyqan ku përfshihet një gamë e gjerë e produkteve nga sektorët më të ndryshëm, e të cilët patjetër se e plotësojnë çdo kërkesë të tyre.

Duke marrë parasysh se Al Trade shënon edhe 21-vjetorin e themelimit të kompanisë, hapjen e pikës së re në Prishtinë e ka shoqëruar edhe me një super ofertë, e cila vlen nga data 19 deri me 25 tetor.

Zbritja vjen në një shumëllojshmëri produktesh.

Duke njoftuar se së shpejti do të hapet edhe pika e re në Prishtinë, drejtori gjeneral i kompanisë, Sokol Gashani, ka shtuar edhe se ndihet tejet krenar me punën që është bërë për hapjen e pikës së re, duke treguar se kjo është bërë me qëllim që kompania të jetë më afër kryeqytetasve.

Ai gjithashtu ka falënderuar stafin për punën dhe përkushtimin gjatë tërë këtyre viteve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë