Rrahët një person në Arllat, policia arreston të dyshuarit

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Arllat të Drenasit, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur të premtën në oret e vona të natës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë