Rrahën dy të mitur në Drenas, policia arreston prindin e njërit prej tyre

Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy të mitur në Drenas.

Policia ka njoftuar se rrahja mes të rinjve ka ndodhur të enjten në orën 13:00 në qendër të qytetit, raporton DrenicaOnline.

Në lidhje me rastin është arrestuar prindi i njërit prej të dyshuarve, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë