Lladrovci pajiset me patentshofer ndërkombëtar

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pranuar sot patent shoferin e Kosovës që ndryshe quhet edhe patenta ndërkombëtare. Këtë dokument ia dorëzoi në zyre Afrim Istogu, zyrtar nga Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega në Drenas.

Statusi i plotë i Lladrovcit:

Me shumë kënaqësi, e pranova patentshoferin e Kosovës – patentshofer ndërkombëtar.

Në zyrë prita z. Afrim Istogun, zyrtar nga Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega në Drenas, të cilin e falenderova për këtë nderim.

Uroj që pengesat për njohjen e patentshoferit të tejkalohen gradualisht, Republika e Kosovës është moti e pavarur!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë