Këta janë përfituesit e pajisjeve bujqësore në Komunën e Drenasit

Ka vazhduar shpërndarja e pajisjeve për përfituesit e granteve të sektorit të bujqësisë përmes projektit “Mbështetje e stabilitetit socio-ekonomik në Kosovë”, projekt i bashkëfinancuar në mes Komunës së Drenasit dhe Organizatës Gjermane “Help”.

Bizneset përfituese të granteve janë shprehur të kënaqura me pajisjet, duke vlerësuar se ato do të ndikojnë në lehtësimin e punëve dhe ofrimin shërbimeve sa më cilësore dhe konkurruese në treg.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi, ka uruar përfituesit, duke ju dëshiruar suksese në veprimtarinë e tyre biznesore. Ajo ka shtuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen për krijimin e lehtësirave e të bërit biznes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë