Familja Maloku nga Polluzha gjen forcë për ta falur gjakun e Liridonit të vogël , ai sot do ta festonte ditëlindjen e 8-të (Video)

Disa ditë pasi iu vdiq djali 8-vjeç në aksident trafiku, familja Maloku nga Polluzha e Drenasit, ka vendosur të falë gjakun.

Gjyshi Ismeti dhe babai Faruku ia zgjatën dorën e pajtimit, familjes së djalit që aksidentoi për vdekje  Liridonin e vogël, transmeton DrenicaOnline.

I pranishëm në këtë vepër fisnike, ishte edhe hoxha Osman Musliu. Është vet imami i xhamisë së Drenasit që ka njoftuar për këtë falje gjaku duke postuar edhe një video.

“Familja Maloku, përkatësishtë gjyshi Ismeti dhe babai Faruku falin gjakun e djalit të tyre 8 vjeçarë i cili vdiç disa ditë para ditëlindjës së tij. I falendëroj përzemërsishtë për këtë vepër fisnike. Zoti i nderoftë e i forcoftë…”, ka shkruar imami në faqen e tij në Facebook.

Liridoni vdiq në aksident vetëm pak ditë para se të festonte ditëlindjen e tij. Ky veprim i familjes Maloku është për tu vlerësuar, ani pse ata kanë dhimbje për humbjen e të birit./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë