Të rinjtë e Drenasit ndjekin trajnime të rëndësishme

Tashmë e dy javë të rinjët e Drenasit kanë pasur mundësi të ndjekin trajnimin me modulet: Lidership, Mendim kritik dhe Menaxhim i Kampanjave. Trajnimi do të vazhdojë dhe 2 muaj.

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal- Drenas kanjoftuar se pas përfundimit me sukses të dy muajve trajnime e punëtori, të rinjtë do mbështeten financiarisht për realizimin e një kampanje avokuese.

Kështu, nga njohuritë dhe idetë e marrura kalojmë në nxitje të shkathtësive në teren, ndihmojmë komunitetin e përmirësojmë cilësinë e jetës në qytetin tonë.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit ‘Promovimi i shkathtësive për punësim të të rinjëve’ që financohet nga organizata GIZ në emër të qeverisë Gjermane dhe implementohet nga Rinia Aktive e Gjakovës në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal- Drenas.

#kvrl_drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë