Mjet i dyshimtë në Drenas, intervenon policia, FSK dhe KFOR-i

Një person ka raportuar në polici se në një lokacion në Drenas ka vërejtur një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Policia ka njoftuar se njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa aty janë paraqitur njësitë e FSK-së dhe KFOR-it të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.

Nuk është raportuar për ndonjë incident.

Rasti ka ndodhur të dielën pasdite.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë