Drenasi gati për dimër, nënshkruhet kontrata me kompaninë e cila do të mirëmbajë rrugët

Komuna e Drenasit ka njoftuar për dhënie të kontratës për mirëmbajtje të rrugëve gjatë sezonit të dimrit.

Drenasi është përgatitur me kohë dhe ka përzgjedhur kompaninë e cila do të bëjë largimin e borës dhe akullit nga rruga, hedhjen e kripës dhe rërës nëpër rrugë e trotuare, transmeton DrenicaOnline.

Vlera e kontratës është rreth 266 mijë euro ndërsa kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është 36 muaj.

Kriteret për dhënie të kontratës janë përmbushur, ndërsa kompania e cila ka fituar këtë tender kishte çmimin më të ulët.

Kontrata për shërbime i është dhënë operatorit ekonomik: K.Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, me seli në Prishtinë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë