Aksident trafiku/ Përfshihen tri vetura, ka të lënduar!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në lagjen “Bajram Curri”.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete (Golf 3, Golf 2 dhe Opel Astra).

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoambulanca dhe më vonë edhe Policia.

Mësohet se gjatë aksidentit ka pasur të lënduar të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Njësitet policore po merren shkaqet e aksidentit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë