VV në Drenas shpall zgjedhjet e brendshme, kryetari Elezi jep detaje

Dega e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Drenas ka shpallur zgjedhjet e brendshme, njëjtë sikurse në komunat tjera, transmeton DrenicaOnline.

Kryetari i Zyrës së VV-së në Drenas, Shemsi Elezi ka njoftuar se nga java e ardhshme do të mbahen zgjedhjet në nivelin e parë në Pika dhe do të përfshihen të gjitha vendbanimet, fshatrat e lagjet e qytetit për të nxjerr strukturat e reja në organet e VETËVENDOSJE-s.

Statusi i plotë i Elezit:

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Aktivistë e Anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! , siç dhe jeni njoftuar, VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme nga do të dalin strukturat e reja, duke filluar nga niveli i parë organizativ: Pika, për të vazhduar në Qendër si niveli i dytë e deri të niveli i tretë organizativ.

Drenasi dhe VETËVENDOSJE! tani si asnjëherë më parë janë ngushtë të lidhur mes veti.
Deri te kjo lidhje është dashur të kalohet në situata e rrethana nga më të ndryshmet ,me kontributin e secilit.
Përballja me dukuritë negative të cilat janë shkaktuar gjatë këtyre viteve nga ata që mbajtën pushtetin e keqqeverisen nuk ishte e lehtë.
E tëra kjo rrugë filloi e vazhdoi duke u bërë më e lehtë duke iu falenderuar aktivistëve ne qëndrushmërinë dhe afërsinë me qytetarë, denoncimin e veprimeve të dëmshme të shkaktuara nga pushteti një partiak.

Këto dhe shumë çështje të tjera mundësuan që Lëvizja gradualisht të shihet si subjekti me serioz edhe në Drenas.

Vetëm angazhimi i një qytetarie aktive mund të sjellë shumë të mira edhe komunës tonë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies në përgjithësi.

Andaj qytetarë të dashur e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas ,ejani bëhemi bashkë në këtë proces zgjedhor të brendshëm sepse vetëm duke u angazhuar të gjithë do të kemi një VETËVENDOSJE! e cila do t’u dal në krahë qytetarëve të saj.

Nga java e ardhshme do të mbajmë zgjedhjet në nivelin e parë në Pika dhe do të përfshihen të gjitha vendbanimet, fshatrat e lagjet e qytetit për të nxjerr strukturat e reja në organet e VETËVENDOSJE-s.

Zyra e Lëvizjes në Drenas është e hapur çdo ditë nga ora 9:30 e deri në orën 17:00 , aty do jenë edhe aktivistë të cilët ju takojnë dhe udhëzojnë për të gjitha procedurat prej anëtarësimit e deri të kyçja në këtë proces.

Në kohën kur mbahen këto zgjedhje për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor kujdeset
KZAQ-i , komision i themeluar sipas statutit të Lëvizjes.

Gjatë këtij procesi do t’i përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK-së dhe rregullave tjera për Pandeminë Covid 19.

Urime e na priftë e mbara!

Lëvizja VETËVENDOSJE! Drenas

Me respekt
Shemsi Elezi , Kryetar i Qendrës

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë