NISMA mbajti zgjedhjet në Drenas, zgjidhet kryetari e nënkryetari

Dega e Nismas Socialdemokrate në Drenas, dje ka mbajtur zgjedhjet e brendshme.

Mehdi Thaqi është zgjedhur kryetar ndërsa Shumzim Bujupi nënkryetar, transmeton DrenicaOnline.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas, Jakup Krasniqi.

Zgjedhjet e brendshme në këtë parti janë shpallur javë më parë, ndërsa procesi pritet të mbyllet gjatë këtij muaji./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë