Mbahet afati i dytë i provimit të maturës në Drenas, ja kur dalin rezultatet

Sot në Komunën e Drenasit po mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore.

Me këtë rast drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka, dhe stafi i tij kane vizituar dy shkollat e mesme në Drenas për të parë nga afër mbarëvajtjen e provimit.

Me këtë rast ai ka takuar drejtorët e shkollave përkatëse me të cilët ka diskutuar për çështje të ndryshme me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimimit në Komunën e Drenasit.

Provimi po mbahet duke respektuar protokollet dhe rekomandimet për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Rezultatet do të bëhen publike më 16 tetor 2020.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë