Ky është kryetari i ri i Nismas në Drenas, në vend të Isa Xhemajlajt

Mehdi Thaqi është zgjedhur kryetar i Nismas Socialdemokrate në Drenas, në vend të Isa Xhemajlajt, transmeton DrenicaOnline.

Dega e Nismas Socialdemokrate në Drenas, dje ka mbajtur zgjedhjet e brendshme.

Kryesia e degës ka vendosur po ashtu që nënkryetar të jetë Shumzim Bujupi transmeton DrenicaOnline.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas, Jakup Krasniqi.

Zgjedhjet e brendshme në këtë parti janë shpallur javë më parë, ndërsa procesi pritet të mbyllet gjatë këtij muaji./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë