Xhemë Krasniqi nga Drenasi, sonte paraqitet në garën më të popullarizuar në Gjermani, ja ku mund ta shikoni

Gara e popullarizuar “Ninja Warrior Germany 2020” është bërë traditë tash e pesë vjet në Gjermani . Pjesë e kësaj gare është edhe kosovari, Xhemë Krasniqi. Gara do të transmetohet në televizionin më të shikuar në Gjermani, RTL, sonte me fillim prej orës 20 e 15 minuta.

Ai ka treguar se pas testit fizik në München ka plotësuar kriteret për më qenë pjesë e kësaj gare të madhe dhe të ndjekur nga miliona njerëz në botë.

“Gara në këtë vit është ndarë në 3 runde. Raundi 1 kualifikues (me 8 pengesa apo Parkouere), Rundi i 2 Gjysmëfinale (me 8-10 pengesa, si dhe rundi tre përbehet nga Finalja 1 dhe Finalja 2”, ka thënë Krasniqi.

Këtë vit, garuesit patën mundësi të fitojnë shumë bonuse extra, ku në rundin e parë, dy garuesit më të shpejtë patën mundësi të ndeshën në mes veti në një garë të quajtur “Power Tower”, ku fituesi merr 5000€ shpërblim si dhe siguron tiketën direkt për në finale, si dhe një garë tjetër ishte edhe muri i gjatë ku garuesi ka mundësi të fitojë extra 2000€, ndërsa krejt në fund fituesi i garës “Ninja Warrior” fiton 300.000€.

Xhemë (Bashkim) Krasniqi është nga fshati Negroc, i Komunës së Drenasit, ka jetuar disa vite në Prizren ndërsa tani ka emigruar në Gjermani.

Krasniqi, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit Fizik në Prishtinë dhe disa herë është shpallur sportisti më i mirë në gjimnastikë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë