Vajza nga Drenasi rrezikon të humbet këmben, familja kërkon ndihmë për shërimin e saj

12- vjeçarja, Albiona Gjokiqi ka deformime në nyjën e gjurit, dhe si pasojë e kësaj rrezikon të humbet njëren këmbë.

Për shërimin e saj duhen 3 mijë e 420 euro, shumë kjo e papërballueshme për familjen Gjokaj nga Drenica.

“Përshëndetje të gjithëve ju shokë e dashamirë, kërkoj ndihmën tuaj për shërimin e vajzës sime Albionës pasi që këtë shumë nuk po mundem ta mbuloj i vetëm. Do t’ju isha shumë mirënjohës për kontributin tuaj, në qoftë se nuk keni mundësi të paktën shpërndajeni te të tjerët. Me respekt unë Xhaviti.

Nr.kontaktues: 044 866 968;

Nr i xhirollogarisë 13- 00-090001171407”, ka shkruar në llogarinë e tij në Faceboook, Xhavit Gjokaj. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë