Pse quhet “Guri i Plakës”, ndiqeni pamjet e mrekullueshme nga kjo video

Në Grabovc të Epërm, treni Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas kalon tri herë në ditë.

E treni për të kaluar duhet të hyjë brenda një guri të madh, i cili e ka një histori të veten.

Të gjithë e njohin si Guri i Plakës, madje edhe rruga që të dërgon për këtu, ka po këtë emër.

78-vjeçari Ramiz Mjekiqi nga Grabovci tregon se si u shkrua historia nga ky gur e që tani mban emrin e plakës më të famshme të këtij fshati.

Mjekiqi thotë se ky gur dikur kishe qenë i bashkuar, por ndërtimi i hekurudhës bëri që të ndahet në dysh.

Ai tregon se historia e plakës u tregua brez pas brezi dhe njëjtë ka bërë edhe ai me trashëgimtarët e tij.

Mjekiqi flet për kohën e fëmijërisë së tij kur ngjiteshin në majat e Gurit të Plakës dhe bashkë me fëmijët e fshatit qëndronin në vendin ku pikërisht kishte qëndruar edhe vetë ajo.Image result for guri i plkes grabovc

Te guri shihet një vend ku thuhet se plaka kishte qëndruar brenda në të, e për të hyrë brenda këtij vendi tashmë nuk është edhe aq e lehtë.

Dikur kishin qenë disa shkallë ndihmëse që ndihmonte rrugën për të hyrë brenda, e që tani nuk ekzistojnë, megjithatë ka shenja të tyre.

Ndiqeni edhe një storie që dje e ka realizuar RTV Dukagjini

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë