Protestojnë disa banorë në Komoran, kjo është arsyeja

Pasi që komuna ua rrënoi shtëpitë të cilat disa banorë të Komoranit nuk i kishin në tokë të tyre, këta të fundit dolën në protestë.

Kërkesat e tyre janë që komuna t’ua lejojë ta shfrytëzojnë 1 metër tokë në mënyrë që pjesë nga shtëpia që iu kanë mbetur të mos iu shkatërrohet.

Banorët gjithashtu kërkojnë ndihmë nga komuna me kompensim apo gjetjen e një zgjidhje për banim.

Këta thonë se do të vazhdojnë protestat pasi nuk kanë zgjidhje tjetër./KlanKosova/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë