Mos ia mësyni Fushë Kosovës, iu kthen Policia

Policia është duke i kthyer veturat që janë nisur nga Prishtina për në Fushë Kosovë.

Krejt kjo po ndodh pas dyshimeve për bombë afër AKI’së me që rast është arrestuar edhe një person nga policia.

Njësoj po ndodh edhe në anën e kundërt. Veturat të cilat janë duke dalë nga vendi i njour si “Pazari I Veturave” nuk janë duke u lejuar të marrin rrugën për në Prishtinë.

Njësitet e policisë kanë nisur që të bëjnë kontrollimin e veturës së personit të dyshuar që mëngjesin e ditës së sotme është arrestuar para AKI’së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë