Liqeni i Vërbocit do të bëhet, projekti parashihet të kushtojë rreth 3 milionë e 626 mijë euro

Institucionet qendrore dhe ato lokale e kanë marr seriozisht projektin për Liqenin e Vërbocit.

Para më shumë se një javë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi vizitoi Komunën e Drenasit, ku bashkë me kryetarin Ramiz Lladrovci diskutuan për disa projekte të rëndësishme e në veçanti për Liqenin e Vërbocit, raporton DrenicaOnline.

“Me rëndësi është se, ne jemi në një fazë fillestare por është e rëndësishme që ka të bëjë me një kredi hungareze për liqenin e Vërbovcit, që është me rëndësi jetike për qytetarët e komunës së Drenasit, për furnizim me ujë që është në fazë të mirë”, kishte thënë ministri Kuçi.

Sipas tabelës së buxhetit për këtë vit, ujëmbledhësi për ujë të pijes në Fshatin Vërboc – Drenas, në total parashikohet të kushtojë 3 milionë e 626 mijë euro.

Sipas tabelës, për këtë vit janë ndarë 1,812,500 euro, për vitin 2021 është paraparë të ndahen edhe 62,500 ndërsa në vitin 2022 parashihet të ndahen 1,751,250. /DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë