Kapet çanta e mbushur me heroinë, policia arreston dy persona

Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve se në një lokacion të dyshuar në Ferizaj, ka substancë narkotike, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për gjetjen e substancës së dyshuar si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave që ndërlidhen me rastin.

Me datë 08.10.2020 pas një pune operative dhe hetimore mbi sigurimin e informatave dhe me urdhër verbal të prokurorit kompetent, Policia e Kosovës ka bërë kontrollimin e një shtëpie dhe objekteve të tjera përcjellëse, ku gjatë këtij kontrolli është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit “Heroinë” me peshë prej 5 kg e 529 gr.

Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i personit të dyshuar S. A. i cili dyshohet se e ka pasur nën posedim substancën e dyshuar narkotike. Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe janë tërhequr nga vendi i ngjarjes nga njësiti i Krim-Teknikës së Regjionit të Ferizajit.

Po ashtu, në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin është bërë identifikimi dhe arrestimi i personit të dytë të dyshuar A. E. shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku dhe janë konfiskuar:

• 1 ( një) Veturë,
• 4 (katër) telefona celularë,
• 560 (pesëqind e gjashtëdhjetë) franga
• 120 (njëqind e njëzet) euro.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen në qendër të ndalimit për 48 orë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë