Banale/ Kjo është arsyeja pse 27-vjeçari u nis me granatë dore tek AKI-ja

Një 27-vjeçar me inicialet E.B, është nisur sot herët në mëngjes drejt Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Në veturën e tij, Policia ka gjetur edhe një granatë dore.

Por, cila ishte arsyeja pse i riu shkoi në AKI?

Sipas raportimeve të mediave, E.B fillimisht i është afruar ndërtesës së AKI-së dhe është fjalosur me rojet e AKI-së, me akuzat: “Përse po ju vendosni njerëzve çipa”.

Rastin për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, tha Policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë