Aksident trafiku mes dy veturave, lëndohen 11 persona

Dje në orët e pasdites ka ndodhur një aksident trafiku në Viti, meqë rast janë përfshirë dy vetura.

Njëri nga ngasësit e veturës duke mos përfillur rregullat në trafik, dyshohet të ketë bërë tejkalim të pasigurt dhe i njëjti ka shkaktuar aksident duke bërë që vetura të ndeshen ballë për ballë.

“Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe nëntë (9) pasagjerët në veturat e përfshira. Të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar, përveç dy pasagjereve (femra) që janë dërguar për tretman mjekësor të mëtutjeshëm në QKUK, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson Policia në raportin e saj 24 orësh.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë