Nënshkruhet memorandumi për projektin e mbështetjes së QPDG-së në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtuesja e OJQ Social Creativity, Vlora Ademi, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Përmes këtij memorandum, Komuna e Drenasit në bashkëpunim me OJQ Social Creativity do të ndihmojë me sera gratë e margjinalizuara.

Organizata OJQ Social Creativity e cila është përfituese e një granti nga Agjensioni për Barazi Gjinore, ka zgjedhur që për këtë projekt të bashkëpunojë me Qendrën e Promovimit të Drejtave të Grave në Drenas, ku kryetari Lladrovci ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që të ndihmoj duke participuar me mjete financiare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë