Lladrovci pranon donacion me maska higjenike nga ‘KosovaMed Healthcare’

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim pronarin e ‘KosovaMed Healthcare’, Kastriot Asllani, i cili ka dhuruar donacion maska higjienike mbrojtëse ndaj virusit Covid-19.

Donacioni përfshinë 100 maska higjienike 3 shtresore për Qendrën Klinike Mjekësore Familjare dhe 200 maska mbrojtëse shumë përdorimshme me logo të komunës që janë dorëzuar për administratën komunale.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar ‘KosovaMed Healthcare’ për donacionin e maskave, duke e nderuar me mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm në dhurim të maskave higjenike për mbrojtje nga virusi.

Ndërsa, pronari i kompanisë, Kastriot Asllani falënderoi kryetarin Lladrovci për pritjen dhe vlerësimin e kontributit gjatë pandemisë me mirënjohje.

Kjo nuk është hera e parë që ‘KosovaMed Healthcare’ dhuron donacione të maskave higjenike, pasi edhe në fillim të pandemisë ka kontribuar për Komunën e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë