Fillon vaksinimi i nxënësve në Komunën e Skenderajt

Me qëllim të parandalimit të sëmundjeve të caktuara ngjitëse, në Komunën e Skenderajt, ditë me parë ka filluar vaksinimi i nxënësve të klasave të 2-ta dhe të 7-ta, të shkollave fillore të Skenderajt, dhe ky proces pritet të përfundoj brenda javës se ardhshme.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka apeluar të gjithë prindërit të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë bërë vaksinimin për fëmijët e tyre me vaksinën kundër fruthit apo sëmundjeve të tjera, të lajmërohen në QKMF, për ta përfunduar këtë proces të domosdoshëm.

Kryetari Jashari po ashtu bëri të ditur se Komuna e Skenderajt edhe gjatë kohës së pandemisë, nuk e ka lenë anash vaksinimin e fëmijëve duke krijuar orare të caktuara, për të gjitha bashkësitë lokale, me qëllim të mos krijimit të turmave të cilat rritin mundësinë e infektimit me virusin Covid-19.

Sipas të dhënave që janë kumtuar nga Shërbimi i Shëndetit Publik, komuna jonë, përkatësisht, QKMF-Skenderaj, me përfshirjen e fëmijëve në vaksinim e tejkalon shifrën e 95%, ku kjo ka rezultuar që Skenderaj të jetë një nder komunat me përqindje me të lartë të vaksinimit të fëmijëve në Kosovë.

#Bashkë për një shëndetësi efikase!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë