Dy mësimdhënës nga Drenasi të infektuar me COVID-19

MASH ka treguar për të infektuarit me COVID-19 që nga fillimi i vitit të ri shkollor, ku më së shumti raste ka në komunën e Prishtinës dhe atë të Fushë-Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga MASH, përmes një njoftimi për media.

Shkollat nga të cilat janë raportuar mësimdhënësit e infektuar janë:

– Drenas – 2 pozitiv në shkollat SHFMU “Naim Frashëri” dhe SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku”,

– Prishtinë – SHFMU “Faik Konica” – 526 të testuar, 12 pozitivë,

– Podujevë – 11 të testuar, 0 pozitiv

– Obiliq – 50 të testuar ndërsa 1 pozitiv në SHFMU “Migjeni”,

– Fushë Kosovë – nga 192 të testuar 13 rezultojnë pozitiv në shkollat I.P “Gëzimi Ynë” (5), SHFMU “Mihal Grameni” (5), SHFMU “Hivzi Sulejmani” (3).

– Prizren – nga 5 të testuar, 1 ka dalë pozitiv në SHFMU “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”,

– Suharekë – nga 38 të testuar, 3 rezultojnë pozitiv në SHFMU “7Marsi” (2) dhe SHFMU në fshatin Gelancë (1).

– Istog – nga 49 të testuar, 8 kanë rezultuar pozitiv në SHFMU “Bajram Curri”,

– Klinë – 1 ka rezultuar pozitiv në SHFMU “Ismet Rraci”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë