Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahi gjithherë në përkrahje të bizneseve në Drenas

Sot janë shpërndarë pajisjet për përfituesit e granteve të sektorit të rrobaqepësisë dhe artizanateve përmes projektit “Mbështetje e stabilitetit socio-ekonomik në Kosovë”, projekt bashkëfinancues në mes Komunës së Drenasit dhe Organizatës Gjermane ‘Help’.

Bizneset të cilat janë përfitues të grantëve janë shprehur te kënaqur me pajisjet, duke vlerësuar se ato do të ndikojë në lehtësimin e punëve dhe ofrimin shërbimeve sa më cilësore dhe konkurruese në treg.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi, ka uruar përfitueset, duke ju dëshiruar suksese në bizneset e tyre.

Ajo ka shtuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen për krijimin e lehtësirave e të bërit biznes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë