Dhunohet një femër në Skenderaj e Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person i dyshuar nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare.

Rasti i dhunimit sipas policisë ka ndodhur në Skenderaj dhe Mitrovicë gjatë muajit shtator dhe tetor të këtij viti, transmeton DrenicaOnline.

Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Hetimet në lidhje me rast, i cili është klasifikuar si dhunim dhe sulm seksual ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë