COVID-19 ia mori jetën 27 personave në Komunën e Drenasit

Po bëhen gati shtatë muaj kur në Kosovë u shënuan dy rastet e para me COVID-19.
Prej asaj kohe e deri më tani, vendi numëron 638 të vdekur e 15 mijë e 938 persona të prekur nga koronavirusi. Raste aktive janë 1 mijë e 157 raste.

Komuna e Drenasit, deri vonë nuk kishte asnjë të infektuar, por pas përhapjes së madhe në gjithë vendit ishin regjistruar edhe rastet e para.

Prej rastit të parë të regjistruar në Kosovë e deri me sot me virusin korona në Drenas janë prekur 396 persona, raporton DrenicaOnline.

Të paktën kështu flasin të dhënat e publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Të dhënat e publikuara në tabelë tregojnë se prej 396 qytetarëve të Drenasit të prekur me virusin, 322 janë shëruar ndërsa 27 kanë vdekur. Kurse raste aktive janë ende 47./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë