Certifikohen të rinjtë e Drenasit në fushën e ndërmarrësisë dhe të të bërit biznes

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në bashkëpunim me Organizatën ACCESS ka organizuar sot ceremoninë e certifikimit për 30 të rinj të komunave Drenas dhe Vushtrri, në kuadër të programit: “Trajnime profesionale për qasjen e të rinjve në tregun e punës”, mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Drejtori i Departamentit për Rini në kuadër të MKRS z. Xhevat Bajrami.

Ndër të tjera drejtoresha e DKRS-së e Shqipe Zogu tha “I gëzohem faktit që edhe këtë vit, 15 të rinj të komunës sonë përfituan nga ky aktivitet dhe tashmë janë të trajnuar dhe kanë fituar një përgatitje shtesë për tregun e punës dhe shpresoj që edhe më tutje do vazhdojë dhe rritet bashkëpunimi me akterët në fjalë duke krijuar kështu kushte më të mira për të rinjtë tanë.“

Të rinjtë e certifikuar kanë përfituar në ngritje të kapaciteteve të tyre në fushën e ndërmarrësisë dhe të të bërit biznes përmes teknologjisë informative. Këta të rinj do të kenë mundësi të aplikojnë në MKRS për start-up biznese, duke e rritur kështu mundësinë për punësim dhe mirëqenien të të rinjve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë