Arrestohet një person në Terstenik, hyri me forcë në xhami për të vjedhur

Është arrestuar një person i dyshuar në Terstenik të Drenasit, nën dyshimin se i njëjti me forcë ka depërtuar në brendinë e objektit të xhamisë.

Arrestimi sipas policisë ka ndodhur të mërkuren në ora 20:00, transmeton DrenicaOnline.

Nuk raportohet për vjedhje, ndonëse i dyshuari me forcë kishte hyrë në xhami.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë