Qeveria sapo mori disa vendime të rëndësishme për Drenasin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr disa vendime.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, vendimi i miratuar obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të zhvilloi negociatat me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për finalizimin e kësaj marrëveshjeje në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Po ashtu, dy vendime përfundimtare të shpronësimit të pronave të paluajtshme për interes publik, kanë marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme.

Vendimi i parë është për shpronësimin e pronave të ish Fabrikës së Tjegullave në Prishtinë, të cilat do të jenë në dispozicion të realizimit të projekteve të Komunës së Prishtinës, ndërsa vendimi i dytë për shpronësimin e ish-pronave shoqërore në Zabel të Ulët për ndërtimin e ‘Lokacionit për varreza’, pronat në Drenas dhe Çikatovë për ndërtimin e ‘Tregut të kafshëve’, pronat në Korroticë të Epërme për zgjerimin e ‘Zonës ekonomike në Drenas’, dhe pronat në Zabel të Ulët që do të shërbejnë për ndërtimin e Impiantit për Ujëra të Zeza.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin e statusit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni”, nga Ndërmarrja Publike Lokale në Ndërmarrje Publike Qendrore. Ndryshimi i statusit ka për qëllim integrimin e komunave të Hanit të Elezit dhe Shtërpcës në shfrytëzimin e shërbimeve nga kjo kompani.

Në anën tjetër, në këtë mbledhje, u shfuqizua vendimi për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian.

Po ashtu, u votua pro që zëvendëskryeministri Driton Selmanaj të përfaqëson Qeverinë në punimet e Kuvendit të Kosovës.

Qeveria ka emëruar tre përfaqësues të lartë nga Qeveria për anëtarë të Këshillit Konsultativ për Komunitete. Të propozuar janë; Ivan Millojeviq, Lindon Pajaziti dhe Suad Ademi.

Kurse për emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil ka miratuar vendimin në këtë përbërje: Skender Halili, kryesues; Ardian Gaxherri, anëtar; Myzejene Selmani, anëtare; Jeton Paloka, anëtar; Nazlie Krasniqi –Korçaj, anëtare.

Aprovimin e Qeverisë e ka marrë edhe propozimi i Ministrisë së Drejtësisë që t’i rekomandohet Presidentit të Republikës së Kosovës dhënia e autorizimit për ministrin e Drejtësisë për të nënshkruar Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile dhe Tregtare me Shqipërinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë