Policia sapo njoftoi për një person të arrestuar

Më 03.10.2020, në ora 19:20, në fshatin Bërnicë e Poshtme-Prishtinë, ka ndodhur një rast ku ka pasur një të shtënë me armë. Policia atë mbrëmje ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku ka intervistuar në cilësi të ankuesit dy persona, meshkuj kosovarë, të moshës 19 dhe 20 vjeçare.

Hetuesit policorë, e kanë trajtuar rastin dhe pas një punë intensive hetimore sot, më 07.10.2020, kanë arritur t’i identifikojnë dy persona meshkuj kosovarë të moshës 17 dhe 18 vjeçar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rast.

Në bazë të hetimeve paraprake, të njëjtit kanë qenë duke ngarë biçikletat në atë zonë dhe në afërsi të shkollës fillore kanë hasur në një grup personash me të cilët kanë pasur një zënkë të çastit. Pala ankuese dyshohet se kanë ekspozuar mjete të mbrehta (thika), kurse njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një armë (pistoletë). Të dyshuarit janë larguar nga aty dhe dyshohet se në largim e sipër dyshohet se kanë shtënë një herë me armë në ajër.

Nga rezultatet e hetimeve të deritanishme, nuk kanë pasur probleme të mëhershme mes personave të përfshirë në rast dhe se incidenti ka qenë një mosmarrëveshje e çastit.

Pas, intervistimit të dy personave të përfshirë në rast, me aktvendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje prej 48 orëve, përderisa arma e zjarrit është konfiskuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë