Drenas/ Digjet një shtëpi banimi, nuk ka të lënduar

Një shtëpi banimi është djegur mbrëmë në fshatin Gjergjicë të Drenasit.

Policia ka njoftuar se zjarri është raportuar të martën rreth orës 19:00, transmeton DrenicaOnline.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë dërguar mediave.

Për veç dëmeve materiale, sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë