Serbi ia dërgoi kosovarit armën me postë, deklarohet Policia e Kosovës

Një rast jo i zakont ka ndodhur të martën në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se një pako e dyshimtë kishte arritur në postë nga Serbia, transmeton DrenicaOnline.

“Raportohet për një pako me një armë të dërguar përmes postës nga i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë për të dyshuarin mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka vendosur që rasti të hetohet.

Deri tani nuk është raportuar për të arrestuar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë