Lajm i fundit: Plagoset me armë zjarri një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth  orës 18:30,  ka marrë një  informatë për një plagosje me arme zjarri në rrugën”19 qershori” në Podujevë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar, si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, theksoi Ahmeti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë