Laboratori “DINA” në Drenas e ndihmon Gjimnazin për ta luftuar virusin

Laboratori “DINA” nga Drenasi i ka dhuruar sot Gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”, maska mbrojtëse, dezinfektues për duar si dhe termometër për matjen e temperaturës trupore për nxënësit e mësimdhënësit, të cilët janë të domosdoshme, transmeton DrenicaOnline.

Lajmin e ka dhënë drejtori i gjimnazit, Mentor Sahiti i cili ka falenderuar Mr.Ph. Dardan Jasharin për këtë donacion.

Sipas Sahitit, në ditët e sotme në gjimnaz, kryeprioritet është shëndeti i të gjithëve, e në veçanti i nxënësve e mësimdhënësve.

“Sot, gjimnazit të Drenasit i’u shtua edhe një mbështetës e ndihmëtar. Laboratori “DINA”, nga Drenasi na dhuroi maska mbrojtëse, dezinfektues për duar, si dhe termometër për matjen e temperaturës trupore për nxënësit e mësimdhënësit tanë, të cilët janë të domosdoshme. Falënderime dhe mirënjohje për Mr. Ph. Dardan Jasharin!”, ka shkruar Sahiti në profilin e tij në Facebook./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë