I mori 3 mijë euro me fajde, i ktheu 8 mijë- rasti u lajmërua në polici

Një person ka raportuar në polici se i ka marr të holla (3.000 euro) nga i dyshuari mashkull kosovar, për te cilat i ka kthyer 8.000€, si shkak i kamatës (fajde).

Më vonë i njëjti i ka marr edhe 500 euro borxhe, të cilat ende nuk i ka kthyer, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se rasti i fajdes ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa hetimet po vazhdojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë