Drejtoresha Jetullahi ka një kërkesë për gratë e Komunës së Drenasit

Drejtoria për Zhvillimit Ekonomik dhe përfaqësuesit e organizatës Women 4 Women sot kanë mbajtur një sesion informues për gratë e Komunës së Drenasit në kuadër të projektit “I SEE” të përkrahur nga organizata “Gratë për gra” (Women 4 Women) dhe i implementuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik.

Në takim, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahi përshëndeti gjithë të pranishmit dhe i inkurajoi që të gjitha gratë e interesuara që të bëhen pjesë e këtij projekti i cili ka për qëllim përmirësimin e mundësive për vetëpunësim.

Kushtrim Shehu dhe përfaqësuesit e organizatës Women 4 Women falënderuan Komunën e Drenasit për bashkëpunimin e deritashëm dhe inkurajuan gjithë të interesuarat të bëhen pjesë e këtij projekti.

Projekti “I SEE” ka për qëllim kryesor përmirësimin e pozitës së grave të margjinalizuara për tejkalimin e pengesave për përfshirje në ekonomi dhe në tregun e punës duke ngritur kapacitetet profesionale të tyre. Përmes këtij projekti do të përshtatet nevoja dhe kërkesa për trajnime profesionale të akredituara në sektorë ku ka potencial të punësimit duke ekuilibruar kërkesën dhe ofertën. Po ashtu projekti do t’i ofrojë përfituesve shërbime në ndërmjetësim në punësim dhe këshillim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë