Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ju sjellim ngjarjet më të rëndësishme të ditës.

09:00

Rektori i UP-së, Naser Sahiti pret në takim rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës. (Rektorati i UP-së)

09:00

Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe shoqatën e Shëndetësisë dhe Qytetërimit do të bëjë hapjen e trajnimit katër-ditor online me mjekët nga Turqia, me temën  “Metodat për të luftuar me Covid-19”. (Objekti i QKMF-së Prizren)

10:00

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, bën ndarjen e çmimit për vepër jetësore dhe çmimeve vjetore në fushën e muzikës. (Kabineti i ministres)

10:00

Kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri raporton në komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

11:00

Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) raporton në komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me zhvillimin e procesit të shitjes së operatorit IPKO. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

11:30

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, takohet me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës)

11:30

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, merr pjesë në certifikimin e të rinjve të Vushtrrisë të trajnuar për ndërmarrësi. (Kalaja e qytetit, Vushtrri)

11:30

Kryetari Lutfi Haziri, pret në takim ministren e Financave, Hykmete Bajrami. (Hotel “Astoria”, Gjilan)

12:00

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyra e LVV-së, “Arbëri”)

12:00

Udhëheqës i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, Fadil Kajtazi raporton në komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

13:00

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi raporton në Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis për marrëveshjet nga takimi i Washingtonit për ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

13:00

Udhëheqës i Qendrës Operative në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashk Buzhala raporton në komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

13:30

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, takohet me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. (Komuna e Mitrovicës)

13:30

Partia Socialdemokrate mban aktivitet simbolik. (Te parkingu i “ETC”, Zona Industriale Fushë-Kosovë)

14:00

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, merr pjesë në certifikimin e të rinjve të Mitrovicës të trajnuar për ndërmarrësi. (Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”)

14:00

Kryeministri, Avdullah Hoti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, si dhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi do të mbajnë takim me shoqatat e vreshtarëve dhe verëtarëve. (Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë, rruga “Xhelal Hajda-Toni”, Rahovec)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë