Vet-aksidentohet një person në Skenderaj, përfundon në spital

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe është aksidentuar.

Aksidenti sipas policisë ka ndodhur në Skenderaj të dielën në orën 03 e 50 minuta, transmeton DrenicaOnline.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, vozitësi ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë