Rrahën dy persona në Skenderaj, lëndime marrin edhe dy femra derisa po i ndalin meshkujt

Janë shoqëruar në stacionin policor në Skenderaj dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00 në Skenderaj.

Gjatë tentimit për t’i ndarë të dyshuarit, dy viktimat femra kosovare kanë pësuar lëndime, për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton DrenicaOnline.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë