Kryetari Lladrovci pret në takim komandantin e Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Zviceran

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim togerin Prejan, komandant i ri i Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Zviceran.

Ne takim, kryetari Lladrovci, ka falënderuar shtetin e Zvicrës për kontributin historik në përgjithësi, dhe KFOR-in zviceran për bashkëpunimin në veçanti, për ruajtjen e sigurisë së vendit tonë, si dhe për përkrahjen e ofruar për Komunën e Drenasit.

Kryetari Lladrovci e përgëzoi togerin Prejan për detyrën e re duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi mire i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen në të mirë të sigurisë së qytetarëve të Drenasit.

Komandanti i ri i Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Zviceran ka falënderuar gjithashtu kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se kishte kënaqësinë të ishte në Komunën e Drenasit.

Ai u interesua për menaxhimin dhe situatën aktuale të pandemisë, për perfomancën e komunës dhe për çështje tjera të rëndësishme duke shtuar se bashkëpunimi i ndërsjellë i ndihmon ruajtjes së sigurisë publike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë