Drenasi bëhët me një klub të ri sportiv

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Çiklizimit të Kosovës, Avni Nuha, anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik, Agron Mala dhe kryetarin e klubit të çiklizmit “Komobike”, Hafiz Hajdini, klub i sapo themeluar në Komunën e Drenasit.

Në këtë takim u diskutua për sportin në përgjithësi, me theks të vecantë sportin e çiklizmit, sfidat e këtij sporti dhe nevojën për themelimin e këtyre klubeve në nivel vendi. Po ashtu, shqyrtuam mundësinë e mbështetjes së këtij sporti nga DKRS dhe Federata e Çiklizmit.

Ndër të tjerash, u dakroduam për mbajtjen e takimeve informuese me akterët përkatës lidhur me rëndësinë e këtij sporti dhe përfshirjen e sa më shmë të rinjve në këtë sport.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë