“Seks apo masazh?”- Vajzat e qendrave të masazhit reklamojnë pjesët intime të trupit në rrjetet sociale

Qendrat e masazhit në komunën e Prishtinës po vazhdojnë të mbesin problematike për veprimtarinë që ushtrojnë.

Përkundër faktit që këto qendra thonë se ofrojnë shërbime masazhi, ato po reklamojnë pjesët intime të trupit të vajzave që punojnë aty, ku edhe u bëjnë thirrje klientëve që të rezervojnë shërbimet tek to.

Nuk dihet nëse këto qendra ofrojnë shërbime ekstra përveç masazhit, por që fotografit që vajzat, të cilat punojnë aty i publikojnë në rrjetet sociale lënë shumë për të dëshiruar.

Mirëpo, edhe pse policia dhe inspektorati në vazhdimësi kanë mbyllur qendra të masazhit, disa prej tyre kanë intensifikuar reklamimet.

Disa prej qendrave, emra të njohura për redaksinë, të cilat operojnë në Prishtinë kanë publikuar fotografi duke ekspozuar trupat e vajzave gjysmë të zhveshura.

Gazetari i lajmi.net jo zyrtarisht ka kontaktuar më njërën nga vajzat që punojnë në këto qendra, por e njëjta nuk e ka pohuar se aty ofrohen edhe shërbime tjera ekstra përveç masazhit.

Po ashtu, kur ajo është pyetur se a është në të vërtetë njëra nga vajzat, e cila shihet në fotografit që i kanë publikuar në rrjetet sociale, ajo ka thënë se po.

“Po e vërtetë është ajo”, ka thënë ajo.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të kuptuar nëse janë inspektuar këto qendra.

PK thotë për lajmi.net se deri me tani ka iniciuar 23 raste nën dyshimin për veprat penale si trafikim me njerëz, mundësim apo detyrim në prostitucion si dhe ofrim i lokaleve për prostitucion.

“Policia, bazuar edhe në kompetencat ligjore jemi përgjigjur këtyre rasteve qofshin ato të ardhura si ankesave të qytetareve, informatat nga tereni apo edhe indikatorëve tjerëve tjerë siç është rasti i reklamave përmes rrjeteve sociale. Raste që kemi iniciuar hetime nën dyshimet për veprat penale si Trafikim me njerëz, Mundësim apo detyrim në prostitucion si dhe ofrim i lokaleve për prostitucion janë gjithsej 23 raste”, thuhet në përgjigjën e PK-së.

Po ashtu policia thotë se numri i personave të dyshuar ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal është 52.

“Në kuadër edhe të parandalimit ne kemi zhvilluar edhe plane operative të përbashkëta me institucionet tjera dhe gjatë vitit 2019 dhe 2020 kemi bërë inspektimin e 68 lokaleve (salloneve të Masazhit)”, thotë PK.

Ndërkohë çmimet për masazhë janë të njëjta në secilin lokal që ofron këtë shërbim. Kështu, për një orë masazh çmimi është 30 euro. Por, disa nga to kohë pas kohe bëjnë zbritje. Kur ka ndonjë festë. /Lajmi.net/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë