Sapo ndodhi/ Gjuajtje me armë zjarri në magjistralën Prishtinë-Pejë, bllokohet rruga

Dy anët e rrugës së autostradës Prishtinë – Pejë, janë bllokuar nga makina të shumta.

Kolonat janë krijuar si pasojë e gjuajtjve me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Policia e Kosovës.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 19:15 është pranuar informata se në autostradë, drejtimi për Pejë në hyrje të fshatit Henc ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri.

Njësia policore menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dy gëzhonja të kalibrit 7.62 mm”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

Hoxha tutje ka thënë se deri tani s’është raportuar për ndonjë të lënduar dhe policia po kryen hetime intensive për të sqaruar rrethanat dhe motivet e këtij incidenti./Indeksonline

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë