Mot i ndryshueshëm, këto janë temperaturat

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se në pjesën veriperëndimore dhe veriore të vendit parashihen reshje shiu, situatë e cila do të ndikojë dukshëm në rënien e fushave termike në pjesën e Dukagjinit, deri sa pjesa tjetër e territorit mbetet në ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 18-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-18 m/s.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë