Skenderaj/ Policia i dërgon në stacion pesë persona, kjo është arsyeja

Janë shoqëruar në stacionin policor të Skenderajt, pesë të dyshuar meshkuj, nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë kryer gjueti të kundërligjshme.

Policia ka bërë të ditur se nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy pushkë gjuetie.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18 e 20 minuta.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë